Ndërlidhjet

Rusi: 15 vjet dënim për një estonez që akuzohej për spiunim


Pamje e kufirit të Estonisë me Rusinë ku ishte rrëmbyer Eston Kohver
Pamje e kufirit të Estonisë me Rusinë ku ishte rrëmbyer Eston Kohver

Nga Rusia raportohet se një gjykatë rajonale në Pskov sot e ka dënuar oficerin e Shërbimit të brendshëm të Estonisë, Eston Kohver, me 15 vjet burgim dhe e ka gjobitur me 13 mijë dollarë, lidhur me akuza për spiunim.

Në vendimin e gjykatës thuhet se ai duhet ta mbajë dënimin me burg në Rusi.

Estonia i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se Kohver ishte zënë në pritë në territorin e Estonisë nga agjentët rus, të cilët e kishin rrëmbyer atë dhe e kishin dërguar në territorin rus, më 5 shtator të vitit 2014.

Mëtutje, autoritetet e Estonisë thanë se Eston Kohver ishte afër kufirit për takim me një informator të besueshëm lidhur me hetimet për një operacion të dyshuar kontrabandues, nga një grup i krimit të organizuar, kur ishte rrëmbyer në një operacion të planifikuar mirë.

XS
SM
MD
LG