Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Inspektohet zinxhiri i dyqaneve ushqimore franceze


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Autoritetet ruse kanë kryer inspektime “sistematike” në zinxhirin e dyqaneve ushqimore që janë në pronësi franceze, pasi ka pasur shqetësime për cilësinë e dobët të produktit të mishit.

Këto inspektime vijnë në kohën kur tensionet në mes Francës dhe Rusisë mbi zgjerimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe vendimit të Francës për të anuluar kontratën për dërgesën e anijeve luftarake në Rusi.

Anna Popova, shefe e agjencisë për mbrojtjen e konsumatorëve, tha se inspektimet në dyqanet ushqimore Auchan në Moskë janë kryer me ndihmën e prokurorëve.

Auchan ka 19 dyqane në Moskë dhe disa të tjera nëpër zonat përreth.

Agjencia për mbrojtjen e konsumatorëve ka ngritur shqetësime se në këto supermarket po shihen produkte të derrit me cilësi të dobët.

Kjo agjenci rregullisht gjenë shkelje të kompanive të huaja që veprojnë në Moskë.

Kremlini ka ndaluar importimin e shumicës së produkteve ushqimore që vijnë nga Perëndimi pasi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vënë sanksione kundër Rusisë për shkak të aktivitetit të saj në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG