Ndërlidhjet

Gjermani: Miratohet paketa e shpëtimit për Greqinë


Parlamenti gjerman ka miratuar paketën e tretë të shpëtimit për Greqinë, duke hequr kështu njërën prej barrierave për dhënien e fondeve Athinës, që do të mundësojë daljen nga kriza.

Ligjvënësit gjermanë javën e kaluar kanë pranuar paketën e reformave që përmbanë masa shtrënguese të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Qeverinë e Gjermanisë, si parakusht për paketën e shpëtimit.

Ministrat e financave të eurozonës në Bruksel, më 14 gusht janë pajtuar që t’i japin Greqisë 86 miliardë dollarë.

Ky këst do t’i jepet Athinës, pasi ligjvënësit grekë kaluan në parlament masat e reformave.

XS
SM
MD
LG