Ndërlidhjet

Rusi: Kërkohen 23 vjet burgim për regjisorin ukrainas


Regjisori ukrainas Oleg Sentsov

Regjisori ukrainas Oleg Sentsov

Prokurorët rusë kanë kërkuar që regjisori ukrainas të dënohet me 23 vjet burgim, për shkak të akuzave për konspiracion dhe kryerje të sulmeve terroriste.

Kritikët kanë hedhur poshtë akuzat kundër regjisorit Oleg Sentsov, duke thënë se akuzat ndaj tij janë bërë për shkak të qëndrimit të tij kundër Rusisë, lidhur me aneksimin e Gadishullit të Krimes.

Sentsov, me prejardhje nga Krimea, publikisht kishte kundërshtuar aneksimin që Moska i bëri Krimesë në vitin 2014.

Gjykimi ndaj Sensotv dhe të akuzuari tjetër Oleksandr Kolchenko ka filluar më 21 korrik në qytetin rus Rostov on-Don, që gjendet afër kufirit me Ukrainën.

Senstov po akuzohet se ka organizuar grupe teroriste dhe ka planifikuar sulme terroriste.

Prokurorët kanë kërkuar që Kolchenko të dënohet me 12 vjet burgim.

Dy të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

XS
SM
MD
LG