Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdon gjykimi ndaj Ismayilovës


Gazetarja Khadija Ismayilova

Gazetarja Khadija Ismayilova

Ka vazhduar sot në Baku gjykimi ndaj gazetares Khadija Ismayilova.

Edhe njëherë, gazetarët nuk u lejuan që të përcjellin seancën dëgjimore.

Disa gazetarë kishin sjellë balona me helium me ngjyrë të gjelbër dhe të kuqe – ngjyrat e flamurit kombëtar të Azerbajxhanit. Ata lidhën balonat nëë fotografinë e Ismaylovës dhe i lëshuan pranë Gjykatës për Krime të Rënda nëBaku, ku po mbahet gjykimi.

Përkrahësit e saj kanë brohoritur “Liri për Khadijan”.

Ismayilova- kontribuese e Radios Evropa e Lirë- ka fituar disa çmime për punën e saj në raportimine korrupsionit të zyrtarëve në Azerbajxhan.

Ajo po akuzohet për përvetësim, evazion fiskal dhe keqpërdorim të pushtetit.

Organizatat për të drejtat e njeriut dhe qeveritë perëndimore kanë thënë se akuzat ndaj gazetares Ismayilova janë të motivuara politikisht.

Më 18 gusht, gjykata hodhi poshtë disa mocione të mbrojtjes- përfshirë edhe takimin e përjavshëm që e akuzuara Ismayilova duhet të ketë me avokatët e saj,dëshminë në gjykatë të një njeriu të regjistruar si dëshmitar dhe pushimet nga seancat e përditshme në mënyrë që asaj ti lejohet dy orë pushim për të bërë ushtrime.

XS
SM
MD
LG