Ndërlidhjet

logo-print

Sebastian Coe zgjidhet në krye të atletikës


Presidenti i ri i Federatës Botërore të Atletikës, Sebastian Coe

Presidenti i ri i Federatës Botërore të Atletikës, Sebastian Coe

Ish-kampioni olimpik në vrapimin prej 1,500 metrash, Sebastian Coe, është zgjedhur president i Federatës Botërore të Atletikës.

Britaniku 58-vjeçar ka marrë 115 vota kundrejt rivalit të tij, Sergey Bubka, me 92 vota.

Një nga detyrat e para të Coes do të jetë trajtimi i një serie të akuzave për doping që kanë goditur atketikën.

“Shtegu dhe fusha janë sporti numër një. Jam absolutisht i kënaqur që të jem president i sportit numër një. Do të bëj gjithçka brenda mundësive të mia njerëzore për të siguruar se sporti ynë i raun vlerat, i ruan trashëgimitë e forta”, ka thënë Coe.

Coe pason në detyrën e re Lamine Diackun, nga Senegali, i cili ka qenë në krye të atletikës për 16 vjet.

XS
SM
MD
LG