Ndërlidhjet

Vuçiq: Nuk do të ngremë mure kundër migrantëve


Aleksandar Vuçiq takohet me migrantët në Beograd
Aleksandar Vuçiq takohet me migrantët në Beograd

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vizituar stacionin kryesor të autobusëve në Beograd, që është një pikë e madhe tranziti për migrantët që kalojnë nëpër Serbi.

Vuçiq ka thënë se autoritetet e tranzitit janë duke punuar për të shpërndarë ndihma, përfshirë bukë, qumësht dhe pelena.

Ai po ashtu ka thënë se ka plane për ndërtimin e një qendre në Beograd që do të mund të strehojë deri në 3,000 banorë të përkohshëm.

"Nuk do të ngremë tela gjemborë, ose mure, ose diçka të tillë. Do t’i trajtojmë këta njerëz ashtu siç bëjnë njerëzit e mirë”, ka thënë Vuçiq.

Zyrtarët serbë thonë se rreth 2,000 migrantë, nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme, hyjnë në Serbi çdo ditë, për të vazhduar më pas drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG