Ndërlidhjet

Militantët kurdë vrasin tetë ushtarë turq


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Tetë ushtarë turq kanë vrarë nga një sulm me bombë në provincën juglindore Sirt. Militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit janë fajësuar për këtë sulm.

Ndërkohë, në Stamboll, dy persona të armatosur janë arrestuar, pasi kanë shtënë në drejtim të policisë që ruan Pallatin Dolmabahçe.

Në këtë pallat, që daton nga shekulli 19 dhe është atraksion turistik, ndodhet zyra e kryeministrit Ahmet Davutoglu. Raportet fillestare nuk flasin për viktima, ndërsa rrugët përreth vendit të ngjarjes janë mbyllur. Sulmet vijnë në kohën e përshkallëzimit të dhunës midis forcave turke të sigurisë dhe rebelëve kurdë. Turqia është duke kryer po ashtu operacione kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Sirinë fqinje.

XS
SM
MD
LG