Ndërlidhjet

Monedha kazake dhe ruse vazhdojnë të bien


Ilustrim
Ilustrim

Monedhat kombëtare të Rusisë dhe Kazakistanit- vende që varen nga nafta- ka vazhduar të ketë rënie, duke ndikuar edhe njëherë në rënien e çmimit të naftës në tregun botëror.

Lëkundjet në tregun e huaj të monedhave të ish-republikave sovjetike, ka bërë që çmimi i naftës sot të bie për 11 për qind, apo 48.70 dollarë për fuçi.

Monedha kazake tenge, ka pësuar rënie që prej muajit shkurt dhe një dollar amerikan shkëmbehet me 198 tengle.

Presidenti kazak Nursultan Nazarbaev ka thënë në mbledhjen e qeverisë se politika ekonomike e Kazakistanit duhet të “orientohet me realitetin e ri dhe të bëhet gati nëse çmimi i naftës bëhet 30 apo 40 dollarë për fuçi”.

Rubla ruse ndërkaq sot ka shënuar vlerën më të ulët të saj gjatë këtyre gjashtë muajve dhe 66 rubla shkëmbehet me një dollar amerikan.

Banka ruse Sberbank CIB ka thënë sot se nëse çmimi i naftës së papërpunuar bëhet 45 dollarë për fuçi, atëherë një dollar amerikan do të shkëmbehet me 70 rubla.

XS
SM
MD
LG