Ndërlidhjet

Tbilisi dënon stërvitjet në “territoret e okupuara gjeorgjiane”


Presidenti i Gjeorgjisë Giorgi Margvelashvili
Presidenti i Gjeorgjisë Giorgi Margvelashvili

Presidenti i Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili dënuar stërvitjet ushtarake që ka bërë Rusia në rajonjet separatiste të Abkazisë dhe Osetisë Jugore, duke thënë se “është e papranueshme që të kryhen manovra ushtarake të territorin e okupuar të Gjerogjisë”.

Këshilltari i Margvelashvilit për çështje të jashtme, Tengiz Pkhalaze, ka thënë sot se presidenti gjeorgjian do t’i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtarë që të vlerësojnë faktin se Rusia ka kryer stërvitje ushtarake në territorin e Gjeorgjisë dhe të reagojnë menjëherë.

Trupat ruse kanë qëndruar në Osetinë Jugore dhe në Abkhazi dhe mbështesin qeverinë e vetëshpallur atje, që prej luftës ruso-gjeorgjiane që u zhvillua në gusht të vitit 2008.

Rusia është në mesin e pak shteteve që kanë njohur pavarësinë e Osetisë Jugore dhe të Abkhazisë.

Të dy rajonet separatiste mbështetën nga Rusia me armatim dhe financiarisht dhe nuk lejojnë monitoruesit e Bashkimit Evropian të kenë qasje në këtë rajon.

XS
SM
MD
LG