Ndërlidhjet

Lirohet nga akuzat për vrasje ish-prokurori iranian


Said Mortazavi

Said Mortazavi

Një ish-prokurorë irakian është liruar nga akuzat lidhur me vrasjen e tre protestuesve anti-qeveritarë në vitin 2009, njoftojnë mediat në Iran.

Said Mortazavi do të vuaj dënim me burg dhe do të paguajë një gjobë për shkak të “pranimit të parave të paligjshme” gjatë kohës sa ka qenë drejtor i Fondit për Sigurime Sociale të Iranit.

Mortazavi, aleatë i ish-presidentit Mahmud Ahmadinejad, citohet të ketë thënë se akoma nuk është njoftuar zyrtarisht lidhur me vendimin e gjykatës.

Në vitin 2010, një hetim parlamentar kishte gjetur Mortazavin përgjegjës për torturim dhe vrasje të tre protestuesve anti-qeveritar.

Protestat e vitit 2009 ishin organizuar kundër rizgjedhjes së Ahmadinejadit.

XS
SM
MD
LG