Ndërlidhjet

Putin i hapur për takim me Obamën


Barack Obama dhe Vladimir Putin, foto nga arkivi

Barack Obama dhe Vladimir Putin, foto nga arkivi

Presidenti rus Vladimir Putin, muajin e ardhshëm do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Ai do të marrë “në konsideratë në mënyrë konstruktive” çdo kërkesë për tu takuar me presidentin amerikan Barack Obama, ka thënë ministria e Jashtme ruse.

Marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe Perëndimit janë në nivelin më të ulët që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, për shkak të konfliktit në Ukrainë, ku Moska ka aneksuar paligjshëm Gadishullin e Krimesë.

Uashingtoni dhe Brukseli e akuzojnë Moskën se po mbështetë separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Por ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Kremlini do të shqyrtojë çdo kërkesë nga Shtëpia e Bardhë, për një takim të mundshëm në mes të Putnit dhe Obamas në Kombet e Bashkuara.

Rusia ka hedhur poshtë akuzat se mbështetë separatistët pro-rusë me trupa dhe armatim. Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ekonomike kundër Rusisë për shkak të rolit të saj në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG