Ndërlidhjet

Rrezik për përshkallëzim të konfliktit izraelito-palestinez


 Jeffrey Feltman
Jeffrey Feltman

Shefi për politikë në Kombet e Bashkuara, thotë se rreziku nga përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Palestinë “është i dukshëm”.

Jeffrey Feltman ka thënë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se në muajt e fundit ka parë “krime të paarsyeshme të urrejtjes nga elementë ekstremistë, dhunë, provokime në vendet e shenjta në Jeruzalem dhe rritje shqetësuese të raketave të lancuara nga Gaza drejt Izraelit".

Komentet e tij vijnë pasi të martën lideri opozitar izraelit Isaac Herzog tha se mund të ndodhë një kryengritje e re e palestinezëve.

Hezog u ka bërë thirrje të dyja palëve që të ulin tensionet dhe të rifillojnë bisedimet e paqes.

Feltman u ka bërë thirrje liderëve politikë, ushtarakë dhe klerikëve fetarë nga të gjitha palët “që të punojnë së bashku për uljen e tensioneve, të refuzojnë përdorimin e dhunës dhe të ndalojnë ekstremistët të cilët mund të përshkallëzojnë situatën”.

XS
SM
MD
LG