Ndërlidhjet

logo-print

Merkel viziton Brazilin


Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot do të zhvillojë një vizitë në Brazil.

Ajo do të takohet me presidenten braziliane Dilma Rousseff dhe gjithashtu me përfaqësuesit e bizneseve nga Gjermania.

Në deklaratën e lëshuar nga qeveria braziliane, thuhet se shpresojnë që vizita e Merkelit do të ndihmojë Brazilin që të forcojë marrëdhëniet ekonomike me Gjermaninë dhe Evropën dhe të hap tregje të reja në rajon.

Në takimin me presidenten Rousseff, Merkel do të bisedojë për bashkëpunim në fushën e teknologjisë, shkencës, zhvillimit, ekonomisë, edukimit si dhe për mbrojtjen e mjedisit.

XS
SM
MD
LG