Ndërlidhjet

NATO: Aksionet e Rusisë në Ukrainë- të papranueshme


Flamuri i NATO-s

Flamuri i NATO-s

NATO ka paralajmëruar Rusinë se çdo tentim nga separatistët pro-rusë për të marrë territore të reja në Ukrainë, do të jetë i papranueshëm.

Në lindje të Ukrainës ka shpërthyer një valë e re e dhunës, ku separatistët pro-rusë janë duke luftuar me forcat qeveritare ukrainase.

Në deklaratën për media, NATO thotë se shtetet anëtare kanë diskutuar për situatën në Ukrianë dhe kanë theksuar se të gjitha palët duhet të tregojnë vetëpërmbajtje.

“Rusia ka përgjegjësi të posaçme në gjetjen e zgjidhjes politike. Çdo përpjekje nga separatistët pro-rusë për të marrë nën kontroll territore të Ukrianës do të ishte e papranueshme për komunitetin ndërkombëtarë”, ka thënë në deklaratën për media zëdhënsja e NATO-s Carmen Romero

XS
SM
MD
LG