Ndërlidhjet

Serveri i Clinton është fshirë, thotë avokati


Hillary Clinton
Hillary Clinton

Avokati i ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton i ka thënë komitetit të Senatit se e-mailet dhe të gjitha të dhënat nga serveri i kompjuterit të kandidates demokrate për presidente, janë fshirë përpara se t’i dorëzoheshin FBI-së.

David Kendall në letrën e tij ka thënë se javën e kaluar kishte njoftuar Senatin se serveri i është dorëzuar FBI-së më 12 gusht.

Hetuesit federalë kishin kërkuara që të merrnin serverin, në mënyrë që të shikonin nëse të dhënat e ruajtura në të ishin të sigurta.

Clinton ka përdorur server personal, teksa ka qenë Sekretare e Shtetit në periudhën 2009-2013, gjë e cila u kritikua shumë, për shjkak të frikës se informacionet top sekrete apo të klasifikuara në e-mailet zyrtare, mund të jenë vjedhur apo shikuar nga qeveritë e huaja.

Clinton kishte thënë më herët gjatë kësaj jave se ajo nuk ishte në dijeni se të gjitha të dhënat në serverin e saj ishin fshirë.

Ekspertët e forenzikës thanë se e-mailet dhe të dhënat e tjera shpesh mund të nxirren nga serverët, edhe në qoftë se ato më parë janë fshirë.

XS
SM
MD
LG