Ndërlidhjet

Bokseri amerikan i kërkon Putinit t'i jap nënshtetësi ruse


Vladimir Putin
Vladimir Putin

Kampioni në boks, amerikani Ron Jones Jr. e ka pyetur presidentin rus Vladimir Putin për shtetësi ruse dhe Putin ia ka plotësuar këtë dëshirë.

Bokseri 46 vjeçar, i famshëm për fitimin e titujve botërorë në 4 kategori të ndryshme, ka pirë çaj me Putinin në qytetin-port të Sevastopolit në Krime.

Jones, i cili është i përfshirë edhe në muzikë dhe aktrim, ka shkuar në Krime, pasi më 23 gusht do të paraqitet në një ngjarje të boksit.

“Mendoj se nëse kam pasaportë ruse... do të ishte më e lehtë për mua që të vijë sepse njerëzit këtu e duan sportin dhe unë e dua këtë vend”, i ka thënë Jones Putinit.

“Nëse e keni ndërmend që një pjesë të rëndësishme të jetës suaj ta lidhni me aktivitetet në Rusi, atëherë që sigurisht që ne do të jemi të lumtur që ta përmbushim kërkesën tuaj me kënaqësi për marrjen e shtetësisë ruse”, i është përgjigjur Putin.

Bokseri Jones ka thënë se ai shpreson që sporti do të ndihmojë “në ndërtimin e urës” në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

XS
SM
MD
LG