Ndërlidhjet

Demokratët thonë se kanë vota për marrëveshjen me Iranin


Liderët demokratë në Shtëpinë e Përfaqësuesve në SHBA, akën thënë se demokratët kanë vota të mjaftueshme për të mbështetur veton presidenciale të presidentit Barack Obama, për të refuzuar rezolutën e cila kundërshton marrëvëshjen bërthamroe me Iranin.

Liderët republikanë pritet që muajin e ardhshëm t’i dërgojnë presidentit Obama, rezolutën për refuzimin e marrëveshjes, gjë e cila nxitë që presidenti të përdorë veto në Kongresë, për ta hedhur poshtë rezolutën.

Demokratja Nancy Pelosi i ka thënë agjencisë AP se nëse do të votohej sot për të hedhur poshtë rezolitën, demorkatët do të kishin vota të mjaftueshme për të mbështetur Obamën.

Gjithsesi ajo nuk pranoi që të tregojë se sa vota janë deri më tani në favor të Obamës.

Këto komente të Pelosit vijnë pasi edhe tre senatorë- dy demokratë dhe një i pavarur- kanë njoftuar se do të mbështesin marrëveshjen.

Deri më tani 26 persona janë deklaruar pro marrëveshjes, ndërkaq duhen edhe 34 vota për të mbështetur veton presidenciale.

Republikanët pritet që në Kongres dhe në Senat të votojnë kundër marrëveshjes.

XS
SM
MD
LG