Ndërlidhjet

logo-print

Wall Street Journal mohon akuzat ndaj gazetares së tyre


Ilustrim

Ilustrim

E përditshmja amerikane The Wall Street Journal ka hedhur poshtë akuzat e mediave iraniane se njëra prej gazetarëve ka spijunuar dhe ka bërë konsipracion kundër qeverisë iraniane.

Raportimet e të përditshmes iraniane Kayhan dhe të mediave të tjera kanë thënë se Farnaz Fassihi, një agjenet sekret e administratës së Obamës ka tentuar të vë kontakte me opozitën iraniane në Lëvizjen e Gjelbër në vitin 2009. Kjo lëvizje kishte sjellë protesta masive, ku kundërshtoheshin zgjedhjet presidenciale të mbajtura atë vit në Iran.

Akuzat ndaj Fassihi- korespondente në Iran dhe Lindje të Mesme në periudhën 2003-2014, i cili momentalisht punon në bazën e gazetës në Nju Jork- “janë komplet false, të pabaza dhe të papërgjegjshme”, ka thënë gazeta.

“Fassihi është një gazetare profesionitse, ecila që një kohë të gjatë punon për Wall Street Journal dhe ka raportuar drejt dhe sakt nga ky rajon për më shumë se një dekadë”, ka thënë kryeredaktori i gazetës Gerard Baker.

“Raportimi e saj kanë qenë një model i guximshëm, i drejtë për ndikimin e lartë në gazetari. Ajo në vazhdimësi ka rrezikuar jetën e saj, duke shkuar nëpër vijat e luftës dhe ka sjellë në dritë dokumente për të mbështetur të vërtetën”.

XS
SM
MD
LG