Ndërlidhjet

Pakistan: Akuzat e Kabulit, ndikojnë në raportet dypalëshe


Ilustrim

Ilustrim

Pakistani ka thirrur në bisedë informative amabasadorin afgan, për të përcjellë shqetësimet lidhur me fushatën mediatike, që po bëjnë politikanët në Kabul, siç thuhet, kundër Islamabadit.

Presidenti afgan Ashraf Ghani së fundmi ka kritikuar Pakistanin se ka dështuar të luftojë takibanët dhe ka dërguar një delegacion në Islamabad për të kërkuar veprime kundër militantëve, të cilët nga baza e tyre në Pakistan, kanë kryer sulme në Afganistan.

Për më tepër, më 18 gusht, Kabuli ka thirrur në bisedë informative amabasadorin e Pakistanit dhe i ka kërkuar shpjegim lidhur me incidentet e fundit në kufirin me Pakistanin, ku janë vrarë 8 policë afganë.

Sekretari i Jashtëm i Pakistanit, Aizaz Ahmed Chaudhry tha se akuza të tilla mund të ndikojnë më marrëdhëniet në mes të dy shteteve.

“Akuza të tilla bëjnë që besimi i ndërmjetëm të humbet dhe mund të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe, për të cilat dy shtetet tona kemi punuar fuqishëm për t’i përmirësuar”, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG