Ndërlidhjet

Monedha kazake bie për 26 për qind


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Monedha kazake tenge, ka humbur vlerën e saj për 26 për qind karshi dollarit amerikan, pasi qeveria ka ndryshuar politikën monetare.

Vendimi për të ndryshuar politikën moentare erdhi për shkak të rënies së çmimit të naftës, produkt ky që varet e gjithë ekonomia kazake.

Dje një dollar këmbehej për 188 tenge, tash këmbehet me 255 tenge.

Presidenti Nursultan Nazarbaev tha dje se ekonomia e vendit duhet të mësohet se në të ardhmen një fuçi naftë mund të shitet për 30 apo 40 dollarë.

Ndërkaq, një fuçi e naftës së papërpunuar sot shitet për 50 dollarë.

XS
SM
MD
LG