Ndërlidhjet

logo-print

Jepen argumentet përfundimtare në rastin e Ismayilovës


Khadija Ismayilova

Khadija Ismayilova

Prokurorët në Azerbajxhanit kanë dhënë argumentet përfundimtare në rastin e gazetares hulumtuese Khadija Ismayilova, në gjykimin përmbyllës në Baku.

Ata kanë këkruar që gjykata tu jap afat një ditë, në mënyrë që të paraqesin kërkesën e tyre për dënim.

Ismayilova- kontribuese e Radios Evropa e Lirë- e cila ka raportuar për korrupsionin e zyrtarëve të Azerbajxhanit, po akuzohet për përvetësim, evazion fiskal dhe keqpërdorim të pushtetit.

Nëse gjendet fajtore, ajo mund të përballet deri më 17 vjet burgim.

Ismayilova ka hedhur poshtë akuzat dhe ka thënë se ato janë të monivuara nga puna e saj hetuese.

Arrestimi i saj ishte dënuar nga qeveritë perëndimore dhe organizatat për të drejtave të njeriut.

Nëna e saj, Elmira Ismayilova, ka thënë se gjykimi i vajzës së saj “është komplet gënjeshtër”.

XS
SM
MD
LG