Ndërlidhjet

Vritet një imam në Kaukazin Verior


Zamirbek Makhmutov
Zamirbek Makhmutov

Zëvendësimami i fshatit Stavropol Krai, në rajonin e Kaukazit Verior është gjetur i vdekur.

Drejtorati Shpirtëror i Myslimanëve të Kaukazit Verior, në qytetin Pyatigorsk, ka thënë sot se Zamirbek Makhmutov është qëlluar për vdekje nga sulmues të panjohur në fshtatin Kara-Tyube.

Zyrtarë të Komitetit rajonal për hetime, kanë konfirmuar se kanë gjetur trupin e pajetë të imamit 32 vjeçar.

Imamët që regjistrohen në Drejtoratin e Myslimanëve nëpër gjithë Rusinë, zakonisht përkrahin politikat dhe propagandën e qeverisë, për një islam të moderuar.

Ata shpesh sulmohen nga grupet radikale islamike, të cilët bëjnë thirrje për ndarje nga Rusia dhe themelimin e një shteti islamik në këtë rajon.

XS
SM
MD
LG