Ndërlidhjet

Veseli: Kosova mbetet prioritet i SHBA-së


Kryetari i Kuvendit të Kosovë Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovë Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot një takim me një grup kongresistësh amerikanë, të kryesuar nga Vern Buchanan.

Veseli ka thënë se Kosova vazhdon të mbetet prioritet i Shteteve të Bashkuara.

“Kjo është një garanci e fuqishme që ne do të kemi sukses në projektet tona të mëdha të zhvillimit ekonomik, të forcimit si shtet i pavarur dhe demokraci funksionale”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Delegacioni i kongresistëve amerikanë - anëtarë të Komisionit të Kongresit për Partneritet dhe Zhvillim të Demokracisë - ka takuar edhe shefat e grupeve parlamentare.

Në fokus të bisedimeve kanë qenë çështje të zhvillimit ekonomik dhe të sundimit të rendit dhe të ligjit në Kosovë.

XS
SM
MD
LG