Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga takohet me ambasadoren e re të Turqisë


Presidentja Atifete Jahjaga dhe Ambasadorja e Turqisë, Kivilcim Kiliç

Presidentja Atifete Jahjaga dhe Ambasadorja e Turqisë, Kivilcim Kiliç

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur sot ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, e cila i ka dorëzuar letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga ka vlerësuar lartë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Turqisë dhe “theksoi rëndësinë e zgjerimit të këtij bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, ka thënë Jahjaga, njofton Presidenca e Kosovës.

Jahjaga ka çmuar lartë mbështetjen që Turqia i ka dhënë institucioneve të Kosovës, në proceset e shtetëndërtimit dhe në anëtarësimin e vendit në institucionet ndërkombëtare.

Ndërkaq, ambasadorja turke Kivicim Kiliç shprehu përkushtimin e Turqisë për bashkëpunim me Kosovën.

Ajo tha se Turqia do të vazhdojë të jetë përkrahëse e fuqishme e anëtarësimit të Kosovës në institucionet rajonale dhe ato ndërkombëtare, në fushën e rendit dhe ligjit, zhvillimit ekonomik dhe respektimin e të drejtave të njeriut, me theks në të drejtat e grave dhe të fëmijëve.

Ambasadorja Kiliç tha se Turqia është e angazhuar për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

XS
SM
MD
LG