Ndërlidhjet

Maqedonia shpall gjendje krize në kufi me Greqinë


Kufiri Maqedoni-Greqi
Kufiri Maqedoni-Greqi

Maqedonia ka shpallur gjendje krize në kufirin me Greqinë, për shkak të fluksit të migrantëve që po presin për të hyrë në Maqedoni.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, mbi 30 mijë migrantë nga Siria dhe vende të tjera, të përfshira në luftime, ndodhen në zonën mes kufirit të Maqedonisë me Greqinë, por, sipas të dhënave policore, mijëra
të tjerë presin në anën greke të kufirit për të hyrë në Maqedoni.

Kufiri me Greqinë tani kontrollohet nga pjesëtarët e Armatës së Maqedonisë.

"Angazhimi i armatës presim që të japë rezultate në dy pika: së pari të rritet siguria te banorët lokalë dhe së dyti të bëhet trajtim më kualitativ ndaj personave, të cilët kanë shprehur dëshirë që të kërkojnë azil në Maqedoni”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë në Maqedoni, Ivo Kotevski.

Sipas të dhënave të policisë, deri tani, në Maqedoni kanë hyrë mbi 40 mijë migrantë, por ky numër vlerësohet të jetë shumë më i lartë për shkak të hyrjeve të shumta ilegale.

Territori i Maqedonisë shfrytëzohet si vend transit në rrugën e migrantëve
drejt shteteve të BE-së.

XS
SM
MD
LG