Ndërlidhjet

Jahjaga takohet me kongresistët amerikanë


Foto nga takimi
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar sot me delegaionin e kongresistëve të Kongresit të SHBA-së, Vern Buchanan, David Price, Adrian Smith, Dina Titus, Susane Davis, me të cilët ka biseduar për zhvillmet aktuale të Kosovës, si dhe për mundësitë e zhvillimit ekonomik.

Në një komunikatë për media, të publikuar nga kabineti i presidentes, zonja Jahjaga citohet të ketë theksuar rëndësinë e parneritetit në mes të Kosovës dhe SHBA-së, si dhe angazhimin amerikan për stabilitet dhe paqe në gjithë rajonin e Evropës Juglindore.

Jahjaga po ashtu tha se Kosova është duke punuar për të forcuar sundimin e ligjit dhe rendit, si dhe është duke u bërë partnere e rëndësishme ndërkombëtare në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit dhe tha se Kosova nuk do të bëhet strehë e sigurtë për ekstremistët.

Ndërkaq, anëtarët e delegacionit të kongresistëve të Kongresit të SHBA-së citohen të kenë vlerësuan të arriturat e mëdha të Kosovës dhe theksuan mbështetjen e SHBA-së për proceset në të cilat ndodhet vendi.

Kongresistët theksuan rëndësinë e forcimit të partneritetit të SHBA-së me Kosovën dhe kërkimin e mënyrave të bashkëpunimit më të ngushtë ekonomik, me mundësi të investimeve.

XS
SM
MD
LG