Ndërlidhjet

Uria kërcënon Jemenin, paralajmëron OKB


Jemen

Jemen

Konflikti në Jemen i ka çuar njerëzit në prag të urisë, parlajmëron Agjencia për Ushqim e Kombeve të Bashkuara.

Ertharin Cousin, nga kjo agjenci, ka thënë se mungesa e ushqimit, mungesa e ujit të freskët dhe rezervat e vogla të karburantit kanë krijuar një “stuhi perfekte” për popullin e Jemenit.

OKB vlerëson se afro 13 milionë njerëz në Jemen kërkojnë ndihmë urgjente.

Zonja Cousin, e cila ka qenë për vizitë treditore në Jemen, ka thënë se agjencitë e ndihmës nuk janë në gjendje të arrijnë të gjitha zonat, për shkak të dhunës së vazhdueshme.

Në Jemen, rebelët Huthi janë duke luftuar forcat besnike të qeverisë dhe aleatët e saj, të udhëhequr nga Arabia Saudite.

XS
SM
MD
LG