Ndërlidhjet

Mustafa inspekton punimet në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit


Mustafa gjatë inspektimit të punimeve...
Mustafa gjatë inspektimit të punimeve...

Kryeministri i ë Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka vizituar të enjten punimet në realizimin e projektit të autostradës Prishtinë - Hani i Elezit.

“Kryeministri Mustafa u njoftua nga zyrtarët e kompanisë ndërtuese për ecurinë dhe procesin e punimeve në segmente të caktuara të projektit”, thuhet në njoftimin e zyrës së tij.

Mustafa ka vlerësuar punën që po kryhet dhe ka theksuar rëndësinë që ka për Kosovën ky projekt infrastrukturor.

Projekti i ndërtimit të autostradës Prishtinë - Hani i Elezit ka filluar në korrik të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG