Ndërlidhjet

Mustafa takon kongresistë amerikanë


Kryeministri Isa Mustafa

Kryeministri Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim një delegacion të kongresistëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përbërë nga Vern Buchanan, David Price, Adrian Smith, Dina Titus dhe Susan Davis.

“Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe kongresistët amerikanë biseduan për proceset aktuale në Kosovë, për reformat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës në shumë fusha, mundësitë e zhvillimit ekonomik dhe proceset integruese euroatlantike”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit

Sipas të njëjtit, Mustafa ka shprehur përkushtimin e Republikës së Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral dhe të shkëmbimeve të gjithanshme me SHBA-në.

Gjatë takimit është biseduar edhe për procese tjera dhe dialogun për normalizimin e raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

“Anëtarët e delegacionit të kongresistëve të SHBA-së vlerësuan lart progresin e arritur në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Grupi i kongresistëve ka takuar edhe presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe shefat e grupeve parlamentare.

XS
SM
MD
LG