Ndërlidhjet

logo-print

Carter do të trajtohet për kancerin në tru


Jimmy Carter

Jimmy Carter

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter, ka thënë se do të fillojë trajtimin me rrezatim të kancerit në tru.

Carter, 90 vjeç, ka thënë se kanceri që ka hequr nga mëlçia javën e kaluar, është përhapur në tru.

Ai ka thënë se “është i qetë me çdo gjë që vjen” dhe “i gatshëm për aventurën e re”.

Carter ka thënë se fati i tij është në “duart e Zotit” dhe se ai ka pasur “jetë të mrekullueshme”.

Si president i 39-të i Amerikës, Carter ka shërbyer një mandat, nga viti 1977 deri më 1981.

XS
SM
MD
LG