Ndërlidhjet

Britania do të rihapë ambasadën në Iran


Sekretari i jashtëm britanik. Philip Hammond.
Sekretari i jashtëm britanik. Philip Hammond.

Britania do të rihapë ambasadën e saj në Teheran, katër vjet pas mbylljes.

Sekretari i jashtëm britanik. Philip Hammond, do të vizitojë Republikën Islamike në fundjavë, së bashku me një delegacion të udhëheqësve biznesorë, raporton BBC.

Ambasada është mbyllur në vitin 2011, pasi është sulmuar nga protestues iranianë, gjatë një demonstrate kundër sanksioneve të vendosura nga Britania.

Vizita e delegacionit britanik vjen disa javë pasi Teherani ka arritur marrëveshje me gjashtë fuqitë botërore, për frenimin e aktiviteteve të tij bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG