Ndërlidhjet

Obama lutet për shëndetin e Carterit


Presidenti Barack Obama
Presidenti Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se ai dhe Zonja e Parë, Michelle, po luten për shëndetin e ish-presidnetit Jimmy Carter.

Obama i ka bërë këto komente në Twitter, pasi Carter ka bërë të ditur se do të fillojë trajtimin e kancerit në tru.

Carter, 90 vjeç, ka thënë se kanceri që ka hequr nga mëlçia javën e kaluar, është përhapur në tru.

Ai ka thënë se fati i tij është në “duart e Zotit” dhe se ai ka pasur “jetë të mrekullueshme”.

Si president i 39-të i Amerikës, Carter ka shërbyer një mandat, nga viti 1977 deri më 1981.

XS
SM
MD
LG