Ndërlidhjet

Koreja V. në “gjysmëgjendje të luftës”


Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka urdhëruar trupat e vijës së frontit që të jenë në pozicione të luftës, pas një shkëmbimi të zjarrit me Jugun.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA ka thënë se Kim ka shpallur “gjysmëgjendje të luftës”.

Sipas burimit të njëjtë, Kim ka urdhëruar trupat që të jenë “në çdo kohë të gatshme për operacione ushtarake”.

Koreja e Veriut përdor shpesh retorikë të ashpër kundër Koresë së Jugut.

Tensionet janë rritur pasi Koreja e Veriut, të enjten, ka sulmuar me raketa Jugun, për të protestuar kundër transmetimeve propagandistike, që kanë rinisur pas një pushimi prej 11 vjetësh.

Në vitin 2004, dy Koretë kanë arritur marrëveshje për të çmontuar autoparlantët propagandistikë në kufi.

XS
SM
MD
LG