Ndërlidhjet

Tregjet aziatike vazhdojnë të bien


Ilustrim

Ilustrim

Rezeravt aziatike kanë vazhduar të bien edhe sot, për shkak të shqetësimeve për ekonominë e ngadalësuar të Kinës.

Dobësimi i tyre pason rënie të mëdha në tregjet e Evropës dhe të SHBA-së, ku indeksi Dow Jones ka rënë të enjten më shumë se 2 përqind.

Indeksi Shangai i Kinës ka rënë sot për 3 përqind.

Të dhënat e publikuara tregojnë po ashtu se aktivitetet industriale të Kinës kanë rënë në nivelin më të ulët në më shumë se gjashtë vjet.

Në Hong Kong, indeksi Hang Seng ka ndjekur trendin e dobësimit, duke rënë për 2.4 përqind.

Autoritetet kineze e kanë zhvlerësuar vetë monedhën e tyre më 11 gusht, për gati 2 përqind, që është niveli më i ulët në dy dekada.

Pekini ka thënë se zhvlerësimi i juanit ka për qëllim që ta bëjë kursin e këmbimit më të orientuar drejt tregut.

XS
SM
MD
LG