Ndërlidhjet

Sllovakia kritikohet për diskriminimin e refugjatëve


Refugjatë sirianë në ishullin Kos të Greqisë.
Refugjatë sirianë në ishullin Kos të Greqisë.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të Kombeve të Bashkuara kanë reaguar ndaj deklaratave të Sllovakisë, e cila ka thënë se do të ofrojë azil vetëm për 200 sirianë të krishterë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme të Sllokavisë, Michaela Paulenova, ka thënë se vendi i saj ka vendosur të pranojë vetëm të krishterë, sepse “ata kanë potencial të madh për t’u integruar në shoqërinë tonë”.

Ajo ka thënë se Sllovakia ka pak myslimanë dhe asnjë xhami.

“U bëjmë thirrje vendeve që të mos diskriminojnë”, ka thënë në reagimin e tij Babar Baloch, zëdhënës i Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, për rajonin e Evropës Qendrore.

“Refuzimi i refugjatëve për shkak të fesë, është diskriminim i hapur”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland.

“Sllovakia duhet të ndryshojë pozicionin e saj”, ka shtuar ai.

Sllovakia, Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia, në muajin qershor, kanë bllokuar një plan të Bashkimit Evropian që anëtarët e tij të marrin një numër të caktuar të refugjatëve që arrijnë në Itali dhe Greqi.

Këto katër vende kanë thënë se janë të gatshme të ndihmojnë, por vetëm në baza vullnetare.

XS
SM
MD
LG