Ndërlidhjet

Peruja me ligje të ashpra anti-drogë, SHBA kundër


Ilustrim

Ilustrim

Kongresi peruan ka miratuar legjislacionin që u lejon forcave ajrore të vendit që të qëllojnë aeroplanët e vegjël që dyshohet se bartin droga të paligjshme.

Peruja prodhon kokainë më shumë se çdo vend tjetër dhe agjentët anti-narkotikë thonë se shumica e saj kontrabandohet në Shtetet e Bashkuara.

Ligji është miratuar njëzëri, me 89 vota për dhe asnjë kundër, dhe ai pritet të nënshkruhet nga presidenti Ollanta Humala.

Megjithatë, zyrtarët thonë se SHBA-ja ka qenë kundër të ashtuquajturit “ndalim ajror”.

Peruja ka ndaluar këtë praktikë në vitin 2001 pasi një misionar amerikan dhe vajza e tij janë vrarë në një sulm ndaj një aeroplani, që gabimisht është identifikuar si bartës droge.

XS
SM
MD
LG