Ndërlidhjet

Rusia mohon kritikat për dënimin e policit estonez


Eston Kohver

Eston Kohver

Rusia ka hedhur poshtë kritikat e Perëndimit për dënimin e një zyrtari estonez të policisë me 15 vjet burgim, nën akuzat për spiunazh.

Rasti ka shtuar edhe më shumë tensionet midis Moskës dhe vendeve perëndimore.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se gjykimi i Eston Kohverit ka qenë në përputhje me ligjet ruse dhe ndërkombëtare dhe se të drejtat e tij janë ruajtur.

Ministria ka akuzuar Perëndimin se bën përpjekje të “politizojë” një rast kriminal.

Rusia ka arrestuar Kohverin shtatorin e kaluar dhe ka thënë se ai është kapur në territorin rus.

Talini ka thënë se ai është marrë nën kërcënimin me armë në një pikë kufitare dhe se paraburgimi i tij është i paligjshëm.

Brukseli dhe Uashingtoni kanë thënë se Rusia ka shkelur ligjin ndërkombëtar në trajtimin e rastit dhe kanë shprehur shqetësim se e drejta e tij për mbrojtje të duhur është shkelur.

XS
SM
MD
LG