Ndërlidhjet

logo-print

Bie ndjeshëm aktiviteti prodhues i Kinës


Ilustrim

Ilustrim

Aktiviteti prodhues i Kinës – ekonomisë së dytë më të madhe në botë – është tkurrur në muajin gusht me ritimin e tij më të shpejtë në më shumë se gjashtë vjet.

Indeksi i blerjes së prodhimeve Caixin/Markit ka rënë në 47.1, nga 47.8 sa ka qenë në muajin korrik.

Shifra nën 50 tregon tkurrje në sektor dhe mbi 50 do të thotë rritje.

Pasi kërkesat e brendshme dhe të eksportit janë zvogëluar, të dhënat e sotme ka gjasa të rrisin shqetësimet globale se ekonomia e Kinës është duke shkuar drejt një ngadalësimi të vazhdueshëm.

Leximi i së premtes është më i ulëti qysh në mars të vitit 2009, kur ka qenë kulmi i krizës financiare globale.

Autoritetet kineze e kanë zhvlerësuar vetë monedhën e tyre më 11 gusht, për gati 2 përqind, që është niveli më i ulët në dy dekada.

Pekini ka thënë se zhvlerësimi i juanit ka për qëllim që ta bëjë kursin e këmbimit më të orientuar drejt tregut.

XS
SM
MD
LG