Ndërlidhjet

Turqia: BBC “mbështet terrorizmin”


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e Jashtme e Turqisë ka akuzuar sot BBC-në për “mbështetje të terrorizmit”.

Kjo, pasi transmetuesi britanik ka publikuar një artikull për militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK).

Artikulli është fokusuar në një kamp të trajnimit të PPK-së, në veri të Irakut, ku marrin pjesë luftëtare femra, me përkatësi të ndryshme etnike, të cilat përgatiten për luftë kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Armëpushimi midis Turqisë dhe PPK-së është ndërprerë muajin e kaluar, pas më shumë se dy vjetësh në fuqi, dhe rikthimi i luftimeve ka lënë afro 100 njerëz të vrarë brenda Turqisë.

Përveç kësaj, Turqia ka kryer sulme ajrore kundër kampeve të PPK-së në Irak.

Artikulli i BBC-së demonstron “mbështetjen e hapur për terrorizmin”, ka thënë Ministria e Jashtme turke, duke vënë në dukje se PPK konsiderohet organizatë terroriste nga shumë vende evropiane.

Ministria ka thënë se artikulli e përshkruan PPK-në si “të pafajshme” dhe shërben si “propagandë për grupin e armatosur”.

Turqia i ka bërë thirrje BBC-së që të veprojë kundër PPK-së nësoj siç ka vepruar kundër Ushtrisë Republikane Irlandeze (IRA) kur kjo e fundit ka kryer sulme kundër policisë në Irlandën Veriore.

XS
SM
MD
LG