Ndërlidhjet

Ish-ministri i Jashtëm gjerman mbante pistoletë


Ilustrim
Ilustrim

Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Hans-Dietrich Genscher, ka zbuluar se ai ka mbajtur gjithmonë pistoletë me vete, edhe kur ka qenë në udhëtime diplomatike përreth globit.

Genscher, 88 vjeç, i ka thënë gazetës Sueddeutsche Zeitung se pistoleta “ka qenë e vogël” dhe “e përshtatshme për xhepin e pantallonave”.

Ai ka qenë ministër i Brendshëm i Gjermanisë perëndimore, nga viti 1969 deri më 1974, dhe pastaj ministër i Jashtëm deri më 1992.

“Nuk ka asgjë të sigurt 100 përqind dhe unë kisha arsye për t’u brengosur”, ka thënë Genscher.

Armët personale nuk janë të zakonshme në Gjermani dhe ato mund të barten vetëm me leje të posaçme.

XS
SM
MD
LG