Ndërlidhjet

Qeveria rekomandon kredi për përmirësimin e arsimit


Prishtinë
Prishtinë

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për t’i rekomanduar Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, autorizimin e ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë me Bankën Botërore për Projektin e Përmirësimit të Sistemit të Arsimit në Kosovë.

Ky projekt ka për qëllim forcimin e sistemeve të përzgjedhura që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë, llogaridhënies dhe efikasitetin e arsimit në Republikën e Kosovës.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria, pos tjerash, ka aprovuar edhe nismën për lidhjen e marrëveshjes për heqjen e ndërsjellë të vizave hyrëse për bartësit e pasaportave diplomatike, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Kuvajtit.

XS
SM
MD
LG