Ndërlidhjet

Akuza për përdhunim kundër nipit të Mandelës


Nelson Mandela
Nelson Mandela

Njëri nga nipat e Nelson Mandelës është akuzuar sot për përdhunimin e një vajze 15 vjeçe në Afrikën e Jugut.

24-vjeçari akuzohet për përdhunimin e adoleshentes një banjon e një restoranti në Johanesburg.

Pak ditë më parë, familja e viktimës ka thënë se ish-gruaja e Mandelës, Winnie Madikizela-Mandela, ka dërguar truprojën e saj për t’i bërë presion për të tërhequr akuzën.

Familja Mandela nuk e ka komentuar rastin.

Nelson Mandela, presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut, ka vdekur në vitin 2013.

Ai ka qenë i njohur për luftën kundër aparteidit dhe ka qenë fitues i Çmimit Nobel për Paqe.

XS
SM
MD
LG