Ndërlidhjet

IS-i shkatërron manastirin antik në Siri


Pamje të manastirit të shkatërruar që ka publikuar IS-i.
Pamje të manastirit të shkatërruar që ka publikuar IS-i.

Militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë shkatërruar një manastir të lashtë në një qytet të Sirisë.

Militantët kanë postuar fotografi në mediat sociale, që tregojnë buldozerët duke shkatërruar Manastirin Mar Elian, që daton nga shekulli i pestë, pranë qytetit Al-Kariatain, në provincën Homs.

Grupi xhihadist ka marrë kontrollin e këtij qyteti më 5 gusht dhe ka rrëmbyer rreth 230 njerëz, përfshirë dhjetëra të krishterë.

Afro 50 prej tyre janë liruar, ndërsa mbi 100 janë dërguar në provincën Raka që është bastion i militantëve të Shtetit Islamik.

Fati i tyre dhe i të tjerëve është i paqartë.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron konfliktin në Siri, ka raportuar po ashtu për shkatërrimin e manastirit.

XS
SM
MD
LG