Ndërlidhjet

Pesë të vrarë nga sulmet e Izraelit në Siri


Lartësitë Golan - foto arkivi

Lartësitë Golan - foto arkivi

Sulmet ajrore të Izraelit në territorin e Lartësive Golan, që kontrollohet nga Siria, kanë vrarë së paku pesë civilë të armatosur, raportojnë mediat siriane.

Izraeli ka thënë se sulmet janë hakmarrje për raketën e hedhur në territorin e tij.

Po sipas Izraelit, të vrarët kanë qenë militantë palestinezë nga grupi Xhihadi Islamik.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, ka konfirmuar sulmin, duke thënë se pesë njerëz, përfshirë luftëtarë pro-qeveritarë të Sirisë, janë vrarë.

XS
SM
MD
LG