Ndërlidhjet

Zv/kryeministri Stojanoviq takoi Meuccin


Prishtinë
Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, është takuar sot me shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë - EULEX, Gabriele Meucci, për të diskutuar në lidhje me shqetësimet e komuniteteve joshumicë në Kosovë dhe për masat që janë duke u ndërmarrë nga EULEX-i dhe institucionet lokale për ta përmirësuar qasjen e tyre në shërbimet e fushës së sundimit të ligjit.

Meucci po ashtu ka njoftuar Stojanoviqin për hapat që janë duke u ndërmarrë nga EULEX-i në rastin e Oliver Ivanoviqit, për të siguruar, siç thuhet, respektimin e vlerave themelore të të drejtave të njeriut dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Politikani serb, Ivanoviq, është në paraburgim nën akuzat për krime të luftës të kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë viteve 1999 dhe 2000.

XS
SM
MD
LG