Ndërlidhjet

Real Madridi i zgjat kontratën Pepes deri më 2017


Real Madridi gjatë një ndeshjeje...
Real Madridi gjatë një ndeshjeje...

Real Madridi ka thënë se mbrojtësi i tij Pepe ka rënë dakord për vazhdimin e kontratës deri në fund të sezonit 2016-17.

Klubi spanjoll i futbollit ka bërë njoftimin të premten, katër ditë pasi i ka rinovuar kontratën kapitenit Sergio Ramos, deri më 2020.

Pepe, 32 vjeç, ka ndihmuar Madridin të fitojë Ligën e Kampionëve dhe dy tituj të Ligës Spanjolle në tetë sezone.

Madridi fillon sezonin e ligës të dielën.

XS
SM
MD
LG