Ndërlidhjet

Turqi: Mbytet një migrante, shpëtohen 9 të tjerë


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, thotë se një grua siriane është mbytur dhe nëntë migrantë të tjerë janë shpëtuar, pasi varka e tyre është fundosur në brigjet turke.

Agjencia Anadolu raporton se varka e migrantëve është fundosur sot pranë Gadishullit Bodrum. Migrantët po mundoheshin të arrinin në ishullin Kos të Greqisë.

Në një ngjarje tjetër, AgjenciaAnadolu raporton se 11 migrantë janë shpëtuar nga ekipet e shpëtimit dhe turostët në afërsi të Datca, pasi që anija e migrantëve ishte fundosur në rrugën e saj drejt Kos-it.

Rruga përmes Bodrumit është më e shkurta për të arritur në ishullin Kos dhe në ishuj e tjerë grekë.

XS
SM
MD
LG