Ndërlidhjet

logo-print

Daçiq: Kosova, e papranueshme në organizatat ndërkombëtare


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se vendi i tij ka bërë disa përpjekje për stabilitetin e rajonit të Ballkanit dhe se po punon për ngritjen e bashkëpunimit rajonal.

Daçiq ka folur sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku po diskutohet raporti i rregullt i Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-moon, për situatën në Kosovë.

Daçiq ka thënë se prania e misionit të OKB-së, UNMIK, në Kosovë është kyçe për stabilitetin atje.

Qeveria e Serbisë është plotësisht e përkushtuar në dialogun me Kosovën, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka thënë Daçiq.

Përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare, janë të papranueshme për Serbinë, ka thënë Daçiq, duke u thirrur në Rezolutën 1244 të OKB-së, e cila, sipas tij, nuk e njeh Kosovën shtet.

Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit është miratuar pas marrëveshjes për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova në qershor të vitit 1999 dhe ajo e e përcakton statusin politik të Kosovës si protektorat të OKB-së.

“Nëse injorojmë këtë rezolutë, injorojmë vetë Kombet e Bashkuara”, ka thënë Daçiq.

Ai po ashtu ka thënë se në Kosovë vazhdon të mos ketë kushte për kthimin e të zhvendosurve, edhe 15 vjet pas luftës.

“Mbi 200,000 serbë janë përndjekur dhe nuk mund të kthehen”, ka thënë Daçiq.

XS
SM
MD
LG