Ndërlidhjet

OKB i bën thirrje Maqedonisë të rivendos rend në kufi


Policia maqedonase pranë kufirit me Greqinë
Policia maqedonase pranë kufirit me Greqinë

Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin e tyre pasi policia maqedonase ka përdorur forcën për të larguar refugjatët dhe migrantët, të cilët po tentojnë që nga Greqia të hyjnë në Maqedoni.

Komisionari i Lartë për Refugjatë i OKB-së, Antonio Guterres ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm maqedonas Nikola Poposki.

Guterres i ka thënë Poposkit se Maqedonia duhet të krijojë “menaxhim të rregullt” në kufinjtë e saj dhe të respektojë refugjatët.

Sot, policia në Maqedoni ka përdorur gaz lotsjellës për të larguar refugjatët dhe migrantët, të cilët po mundohen të kalojnë në territorin maqedonas.

Të enjten, Qeveria në Maqedoni ka shpallur gjendje krize, për shkak të fluksit të madh të migrantëve dhe refugjatëve.

Mijëra njerëz kanë kaluar natën në zonën kufitare në mes të Greqisë dhe Maqedonisë, pasi që autoritetet maqedonase kanë mbyllur kufinjtë.

XS
SM
MD
LG